Video/ Gjesti i pazakontë i të riut shkodran, iu kthen buzëqeshjen fëmijëve durrsakë të tmerruar nga tërmeti

E Enjte, 28 November 2019 13:18

Shqiptarët po kalojnë momente paniku, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që la pas të paktën 40 të vdekur e mbi 700 të plagosur. Pikërisht, më të prekurit dhe të traumatizuarit nga kjo situatë janë fëmijët.

Ky i ri nga Shkodra, i njohur si “Kllouni Erind”, është përpjekur të rikthejë sadopak buzëqeshjen në fytyrën e vogëlushëve të prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Mbrëmjen e kaluar ai ka udhëtuar drejt kampit në Durrës, ku po qëndrojnë ata që u janë shembur shtëpitë, për të argëtuar fëmijët.

Ai ka publikuar video në “Facebook”, ku dëgjohen fëmijët duke qeshur, pas disa ditësh lot në sytë e tyre, ndërsa jep edhe një mesazh.

“Pershendetje miqte e mi! Mbreme ishim aty ,ku cdo gje flitej vete, s kishte nevoj per koment pervec se ndjeje frymen tende qe here te mbushej dhe here te ndalej. Mushkerite te mbusheshin vetem atehere ku bota u bente per nje cast me e bukur, ku problemet dhe streset zhduken,clirohesh dhe buzeqesh me gjithe shpirt….aty, perpara syve te femijeve ….. dhe ti harroje ku je dhe per c fare je. 😑 Nuk do zgjatem shume miqte e mi se mediat po flasin shume per kete fatkeqesi natyrore dhe jane herojt e kesaj “lufte”dhe sakrifice te madhe qe po kalojme. Falenderojme te gjithe ndihmetaret anembane! Zoti ju bekofte!🙏🙏🙏”, shkruan “Kllouni Erind”.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...