Tërmeti/ Regjisori i njohur: Me paratë e mbledhura për mbrojtjen e Teatrit, ne do të ndërtojmë …

Saturday, 30 November 2019 18:26

Regjisori Edmond Budina i ftuar në Syri Tv, ka folur ndër të tjera edhe për ndihmën që po jep në këto momente Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në solidaritet me familjet e dëmtuara nga tërmeti. Budina tha ndër të tjera se me aq para sa janë mbledhur kanë vendosur që tu ndërtojnë kontenierë familjeve kryesisht në zonat rurale që ata të mos largohen nga toka e tyre.

‘Ne kemi bërë Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit dhe janë bërë mbi 45 shfaqje ku kanë ardhur nga Austria, Italia, Kosova e me radhë. Ajo që më befasoi ishte besimi që qytetarët e Tiranës i dhanë Teatrit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Për njerëzit Teatri është kthyer në një vend të shenjtë. Ku jo vetëm që nuk u dëmtua, por u kthyer në një vend peligrazhi nga njerëz të ndryshëm që ndihmuan në mënyrën e tyre njerëzit në nevojë. ‘

Budina tha më tej se si do të menaxhohen paratë e derdhura në arkën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

‘Ne kemi qenë të parët në Thumanë, në Mallkuç, edhe në Fushë Krujë, të parët kemi qenë qe kemi çuar ndihma. Por në për të qenë transparent do të ndërtojmë shtëpiza vogla banimi. Në këtë të ftohtë ne nuk duam që të ikin nga shtëpia, por në oborret e shtëpive të tyre të ndërtojmë kontenierë të vegjël. Ne do i ndërtojmë 6 konteniere dhe do i vendosin në tokën e tyre. Ky le të jetë një shembull edhe për qeverinë.’tha Budina

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...