Letra e Xhaçkës për Metën në korrik: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për t’u përballur me emergjencat!

Saturday, 30 November 2019 22:33

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i ka dërguar një përgjigje Presidentit Ilir Meta në korrik të këtij viti, kur ky i fundit kishte ngritur shqetësimin dhe pyeste lidhur me gadishmërinë dhe aftësinë e shtetit shqiptar, për të përballuar një situatë emergjente, që mund të vinte si pasojë e tërmeteve dhe kishte ofruar të mblidhte edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në rast se do të gjykohej e nevojshme.

Në pjesën e parë të letrës që Xhaçka i ka dërguar Metës, të cilën TPZ.al e disponon, ajo i shpjegon, se si tërmetet nuk parashikohen dot dhe më pas e siguron Kreun e Shtetit, se qeveria shqiptare dhe të gjithë strukturat shtetërore janë të gatshme të përballojnë çdo emergjencë. Xhaçka shkon deri aty sa të thotë, “Unë nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria është sot më e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër, gjatë 30 viteve të fundit“.

Por, tërmeteti shkatërrues i mëngjesit të së martës, tregoi se Shqipëria, ishte jashtëzakonisht e papërgatitur të përballej me një situatë emergjente të këtyre përmasave, pra shumë larg këtij përshkrimi rozë, që i bën në këtë letër ministrja Xhaçka, Kreut të shtetit, duke e siguruar se shteti është i përgatitur dhe të gjithë duhet të jemi të qetë.

Një vëzhgim i filmimeve të asaj dite, tregon se ekipeve të emergjencës, u mungonin pajisje bazike dhe se pa ndihmën e ekipeve kosovare dhe të vendeve fqinjë, operacionet e shpëtimit do të kishin qenë të pamundura. I gjithë koordinimi i operacionit ishte kaotik dhe mungesat materiale ishin të pashpjegueshme, madje fakti se vendi ynë nuk kishte as qenë, për të bërë kërkime nën rrënoja, u kthye në një turp kombëtar.

Ndaj sot, ndoshta është dita që ministrja ta rilexojë këtë letër, ajo është sa tragjike, aq edhe komike.

/TPZ.al/

Letra e Olta Xhaçkës për Presidentin e Republikës (Korrik 2019)

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...