Pas “JOQ Albania”, mbyllet një tjetër media kritike, Dosja.al

Hënë, 02 December 2019 19:39

Censura është vendosur mbi portalin Dosja.al. Kjo gjë është bërë e ditur nga drejtuesit e saj. Kujtojmë se jo më larg se sot, kryeministri Edi Rama vazhdoi më kërcënimet ndaj mediave duke u shprehur se do u bënte atë që nuk ia rrokte as imagjinata.

Sipas drejtuesve të Dosja.al, shkak për bllokimin është bërë përdorimi i një fotoje të këngëtarit Ylli Baka, të drejtat e të cilit pretendohet se i ka “Acromax Media Group”.

Bëhet fjalë për një foto të kapur në një hapësirë publike të personazhit në fjalë.
Acromax pretendon se ka të drejtat e këtij personazhi edhe kur ai del në rrugë.

“Kërkesa e acromax për të hequr foton e Ylli Bakës, është refuzuar me të drejtë nga Dosja.al, pasi nuk kishte shkelje të së drejtës së autorit. Mirëpo Anxhela aber, me mundësinë e pafundme që i jep një pushtet i pashpjegueshëm, kur informacioni është më i domosdoshëm se kurrë, arriti të mbyllë këtë portal duke bindur hostin për shkelje e cila nuk është bërë.”-shkruan drejtuesi i Dosja.al Enton Abilekaj.

***

Acromax është kompani e themeluar në vitin 2007 dhe e regjistruar në Hamburg të Gjermanisë. Pronarët e saj janë Aldor Nini dhe Anxhela Faber.

Nëpërmjet kësaj kompanie, mafia në pushtet dhe bijtë e saj që perfitojnë nga pushteti, perpiqet të kontrollojë dhe të heshtë të gjitha zerat kunder dyshes Rama- Veliaj, nëpërmjet bllokimit në Facebook dhe ne Youtube të të gjitha videove që kanë për synim të tregojnë aktivitetin e dyshes mafioze.

Pervec ushtrisë elektronike që punon në Tiranë të paguar nga kuptola, që raportojnë të gjitha faqet e FB qe shkruajnë kundër pushtetit, duke mbyllur faqe facebooku dhe duke sharë e pështyre me pagesë, këdo që del kundër, tashmë kanë kaluar në fazen e bllokimit me ligj. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...