Policia greke ka arrestuar një shqiptar në Kompoti, Arte., pasi në makinën e tij është gjetur një sasi prej 59 kg marijuanë.
Automjeti më të cilin udhëtonte shqiptari, ishte përshtatur për transport droge, ku në bagazh dhe sediljen e pasme është gjetur sasi e drogës.
Po ashtu, në makinë u gjetën litarë që shërbenin për nxjerrjen e pakove me drogë nga vendet e fshehura.
Po ashtu, policia greke ka sekuestruar edhe 10 ilaçe narkotike dhe 2 celularë, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





