E mrekullueshme ç’bën futbollisti i Partizanit pas tërmetit shkatërrimtar! 200 banorë të strehuar nga talenti Agim Dajçi

E Enjte, 05 December 2019 13:33

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në mëngjesin e së martës së shkuar ka solidarizuar të madh e të vogël për t’i ardhur sadopak në ndihmë atyre më të prekurve nga kjo fatkeqësi. Të shumtë ishin ata që hapën shtëpitë e tyre, por kishte edhe të tjerë që vendosën në dispozicion gjithçka kishin. Një rast i mrekullueshëm na vjen nga kryeqyteti e pikërisht nga dikush që ashtu si në fushë, po provon të gëzojë jashtë saj ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti 6.4 ballësh.

Bëhet fjalë për futbollistin e Partizanit, Agim Dajçin, i cili ka vënë në dispozicion godinën 5-katëshe në ndihmë të atyre që s’kanë një çati mbi kokë. Kjo godinë që ka shërbyer më parë si konvikt, kapaciteti i së cilës është 300 persona.

Ashtu siç bën me dije i ati i Agimit, Flamuri, janë afruar shumë banorë të cilët kanë kërkuar ndihmë për strehim. Në bashkëpunim me aleancën për teatrin apo dhe “Fundjavëv Ndryshe”, veç të strehuarve, janë shumë vullnetarë që kanë nisur punën për të mbledhur apo shpërndarë ushqimet për të prekurit nga tërmeti. Vlen të përmendet edhe sensibilizimi i emisionit “Stop” që për ditë me radhë ka lançuar godinën e familjes Dajçi, në mënyrë që t’i bashkohen të gjithë ata që kanë nevojë për t’u strehuar.

Dajci/ Poshtë-majtas

Sebep për këtë gjest fisnik është bërë futbollisti i Partizanit, Agimi. Së bashku me vëllanë e tij, Enea dhe motrën Ajsel, kanë këmbëngulur që në këtë situatë të tmerrshme që po përjetojnë shqiptarët nga tërmeti, të strehojnë në godinën e tyre 5-katëshe rreth 200 banorë.

Agim Dajçi është një nga lojtarët e afruar në merkaton verore te Partizani. Ashtu si Esat Mala, talenti 19-vjeçar ka ardhur nga Shkëndija e Tiranës dhe shihet si lojtar i prespektivës. Cilësitë që zotëron janë të jashtëzakonshme, dalëngadalë pritet të fitojë minuta në skuadrën e parë të Franco Lerdës. Klubi i kuq është shquar për afrimin e talentëve dhe Dajçi ishte një nga futbollistët që u pikasën nga drejtuesit e Partizanit. Veç cilësive në fushë, me veprimin e fundit ku ka strehuar rreth 200 banorë nga të prekurit e tërmetit, kampionët kanë fituar edhe një njeri me shpirt të madh jashtë fushës së blertë.

Tashmë është momenti që të gëzojë dhe buzëqeshë zemrat e mijëra tifozëve të kuq që janë anë e mbanë Shqipërisë. Ju prezantojmë Agim Dajçin, njeriun fisnik, të ardhmen e mbrojtjes së Partizanit. /Newsport.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...