Tërmeti i 26 nëntorit, Kisha Orthodokse pa dallim besimi në ndihmë të personave në nevojë

E Enjte, 05 December 2019 19:04

Tërmeti i 26 nëntorit që kaluam, për të gjithë ne që ishim pranë epiqendrës apo edhe ne perimetrin e lëkundjeve shkatërruese të tij, ishte një provë e vështirë për ne. Dikush e pagoi me gjak, dikush me humbjen e të afërmve, po ashtu edhe shumë njerëz siç i kemi parë dhe dëgjuar në intërvistat që kanë dhënë në media: “Atë që për dekada e kishin siguruar me mund dhe djersë, e humbën për 30 sekondat e tërmetit.” Shumë janë ata që mbetën të pastrehë, të tjerë u gjymtuan, pa fund dhimbje, ankth për të ardhmen dhe sigurisht dëshpërim. Por ajo që doli nga kjo situatë gjithashtu ishte edhe solidariteti i njerëzve për të ndihmuar njerëzit e prekur.

Përveç mobilizimit të stukturave shtetërore, shteteve fqinj që sollën menjeherë ekipet e shpëtimit, ishin dhe mbeten edhe komunitetet fetare, të cilat bën thirrje për të ndihmuar njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi. Që ditën e parë madje., duke i konsideruar këta njerëz fatkeq si njerëz të afërm për çdo njeri, si vëllezër dhe motra. Shembulli konkretë ishte Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, e cila nëpërmjet Kryepiskopit të saj, Fortlumturisë së tij Anastasi afroi ambjentet e saj për çdo njeri në nevojë. Po ashtu në mënyrë të mirëorganizuar u krijua shtabi i emergjencës brenda insitutcionit kishtar, i cili funksionoi që ditën e parë dhe në vazhdim dhe që drejton aksionin e madh që ka ndërmarrë KOASH, duke hapur gjithashtu dyert e Manastirit të Shën Vlashit, të Akademisë Teologjike dhe të një tjetër manastiri: “Skiti i Miroprurseve”. Edhe një herë Kisha, duke strehuar në këto insitutcione njerëz në nevojë pa dallim feje, bindjesh, race apo çdo lloj diferencimi; afirmoi veten e saj jo vetëm me idetë dhe mësimet e Ungjillit, por tashmë me vepra, se: është pro harmonisë fetare dhe se çdo njeri është ikona e Perëndisë. Manastiri i Shën Vlashit sot për sot strehon me kapacitet të plotë mbi 200 vetë.

Këtu përfshihen së pari, strehimi me ngrohje, krevate, ndërresa, veshëmbathje, dhe çdo kushti për banim normal. Së dyti, ushqim i bollshëm për tre vakte. Së treti, ndihmë psikologjike nga stafi i insitutcionit, si dhe ajo që është më e rëndësishmja programe argëtuese (lojëra, punë dore, konkurse) për fëmijët, të cilët ishin të traumatizuar që në ditët e para. Programe të studentëve të departamentit të Teologjisë të Kolegjit Universitar “LOGOS” dhe Katekistëve të Kishës Orthodhokse. Në Radio “Ngjallja” e komunitetit orthodhoks vazhdimisht përsëritjen thirrje për solidaritet dhe për të ndihmuar gjithësecili sipas mundësisë. Po ashtu rrjetet sociale të Kishës, Facebook shpërndan përveç mesazheve për ndihmë, edhe numrat e llogarive bankare. I gjithë stafi i kryepiskopatës është në këmbë për t’i përgjigjur aksionit të madh filantropik që ka ndërmarrë Kisha, duke filluar që nga kryetari i shtabit të emergjences, Mitropoliti Nikolla, Episkop Asti, bashkë me klerikët e Durrësit dhe Tiranës e deri tek studentët e vitit të parë të teologjisë.

Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas në disa herë, në transmentimet LIVE të tv të shtetit fqinj, ka bërë thirrje për solidaritet për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit shqiptar pa dallim. Aktualisht, sipas asaj që kemi parë në mediat e huaja, kryesisht ato greke, po mblidhen ndihma dhe fonde çdo minutë. Përshembull në tv shtetëror ERT1 ende vazhdon emisioni maraton për mbledhje ndihmash. Gjithashtu edhe komunitete të tjera të kishave lokale nëpër botë po i përgjigjen thirrjes për ndihmë të Kryepiskopit Anastas, sipas mundësive të tyre. Kjo vepër filantropike e KOASH-it nuk është e vetmja në këto momente, sepse gjithmonë kisha ka ndihmuar në mënyrë të konsiderueshem në momente krizash, siç është ajo e vitit 1997, ose 1999, luftës në Kosovë, ku institutcioni i kishës orthodhokse të Shqipërisë hapi kampe për strehimin e mijëra refugjatëve kosovar. Ose edhe rasti kur Kryepiskopi Anastas për të dhënë një mesazh bashkëjetese fetare dhuroi fonde për ndërtimin në Kosovë të një xhamie dhe një kishe, të shkatërruara gjatë kësaj periudhe lufte. Kështu edhe kësaj herë, Kisha që vazhdimisht predikon dashurinë ndaj të afërmit, jep shembullin me vepra konkrete, siç është kjo vepër filantropike për njerëzit të prekur nga tërmeti, madje pa dallime fetare./ Aleksandër Dimroçi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...