Çfarë do të ndodhte nëse tërmeti do ta kishte epiqendrën në Tiranë?/ Ja çfarë thotë inxhinieri i njohur

E Enjte, 05 December 2019 21:46

I ftuar në programin “Historia ime” në Klan, ka qenë inxhinieri i njohur Arben Meçe, i cili ka treguar për problematikat e ndërtimeve që u evidentuan pas tërmetit. Sipas tij, vala kryesore kaloi dhe nuk flasim më për presion psikologjik.

“Ne sot pas tërmetit, nuk flasim më për presion psikologjik sepse ne, mediat së bashku me një tufë aktorësh që ishin në terren, kemi arritur t’i transmetojmë qytetarit se tërmeti është një gjë e zakonshme, ne do jetojmë me tërmetin, do mësohemi me tërmetin, vala kryesore kaloi. Në këtë plan, njerëzit po e marrin më qetë tërmetin, kjo është gjë pozitive shumë”.

Inxhinieri Meçe tregon se nëse epiqendra do të ishte në Tiranë, pasojat do ishin po aq të mëdha.

Sipas tij në Tiranë ka pasur frikë, por nuk ka pasur tërmet.

Ai shton se teza që Durrësi ka ndërtuar keq apo se ishte mbi kënetë nuk qëndron.

“Nëse njerëzit e duan jetën e tyre, duhet të futen në një proces shumë serioz.

Të jeni të sigurt që dhe në Tiranë ka një shkallë dëmtimi të kësaj natyre, por në Tiranë nuk ka pasur tërmet.

Në Tiranë ka pasur frikë, por nuk ka pasur tërmet.

Sepse në qoftë se në Tiranë do binte tërmeti, pasojat e Durrësit do ishin po aq të mëdha në Tiranë sepse nuk është se Durrësi ka ndërtuar keq.

Pra nuk qëndron teza, se meqenëse Durrësi është në zonë ranore apo kënetore e mori goditjen.

Po, i vajti tërmeti për këtë arsye, por nuk u dëmtua Durrësi se ishte mbi kënetë, por se kishte goditjen e rëndë.

Nëse ajo goditje e rëndë do vinte në Tiranë, do shikoje sesi ato katet e para do ishin problematike për Tiranën”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Aktualitet

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon normalisht. Pasi këto dy akse ishin problematike për shkak...

FOTO/ Lëkundje të forta tërmeti, 4.5 ballë në Kukës

Aktualitet

FOTO/ Lëkundje të forta tërmeti, 4.5 ballë në Kukës

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Kukës. Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë qenë 4.5 ballësh.   Epiqendra ka qenë pranë Kurbneshit dhe 26 kilometra larg Kukësit.         © SYRI.net

VIDEO-FOTO/ Bie zjarr në televizionin lokal të Kukësit

Aktualitet

VIDEO-FOTO/ Bie zjarr në televizionin lokal të Kukësit

Një zjarr ka rënë në mesnatë në studiot e televizionit lokal të Kukësit. Siç shkruhet në faqen e televizionit ‘KukësTv’, zjarri ka rënë në orën 00:30 minuta të ditës së sotme. ‘Sot...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!