Atentati në Vlorë ndaj Inez Hajrullës, kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali, si u zbuluan nga policia

Premte, 06 December 2019 15:21

Igli Memaj 31 vjeç dhe Gentjan Dautaj 42 vjeç janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali në lidhje me atentatin ndaj Ines Hajrullës, ngjarje e ndodhur në muajin maj në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë ku mbeti i plagosur një kalimtar.

Gentjan Dautaj mësihet se përdorte në Itali dhe identitetin Gentjan Zoto.

Autoritetet policore italiane i kanë identifikuar falë bashkëpunimit me autoritetet policore shqiptare që kishin sinjalizuar udhëtimin  e tyre së Romë në bordin e një automjeti tip "Mercedes Benz".

Aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane vërtetoi pak ditë më parë praninë e shqiptarit Gentjan Dautaj në një dyqan në brendësi të stacionit qëndror të transportit në Romë "Termini".

 

Më pas dy shqiptarët u identifikuan në një vilë mes qytezës së Ardeas e Aprilias në provincën e Romës.

Dy shqiptarët u vunë nën pranga me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje.

Igli Memaj ka lindur më 19.09.1988, ndërsa  Gentjan Dautaj i lindur më 15.10.1977 rezulton të ketë disa identetete falso në Itali.

Ndaj tij më tetor  të 2018 është lëshuar një urdhër arrestimi me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit të Firenzes me akuzën e zhvatjes së dhunshme.

Dy shqiptarët e arrestuar priten të ekstradohen së shpejti në Shqipëri.

Për atentatin po dje nga policia e Vlorës u arrestua 36-vjeçari, Xheladin Merko, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Numri i të arrestuarve për atentatin ndaj të riut Inez Hajrulla, i biri i një biznesmeni të njohur në Vlorë ka shkuar në 7.

Në muajin nëntor, 6 muaj pas atentatit në kuadër të operacionit “Gjurmimi” u kapën 4 të dyshuar.

Në pranga në atë kohë u vunë Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë.

Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur "kumbari" ose "faqedjeguri", i vrarë në Durrës.

Inez Hajrulla edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.

Në vitin 2017, ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...