Malaj flet për VOA: Përpjekjet për të më larguar nga Banka Qendrore janë antiligjore

Premte, 06 December 2019 18:10

Në Tiranë, profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, tha se ka pritur prej 7 muajsh që të thirret sipas ligjit për t’u dëgjuar në komisionet parlamentare përkatëse pas kërkesës së një grupi deputetësh, që ai të largohet nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zoti Malaj i bëri komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” mbrëmjen e të enjtes, pas lajmit se qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së Bankës Qendrore.

“Pavarësia e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kam shërbyer me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në të gjithë institucionet dhe postet për dy dekada. Kam trajtuar publikisht problemet që ka qeverisja e vendit tim” - tha zoti Malaj.

Ai shtoi se rikthimi i emrit të tij ne temat e angazhimit të qeveritar bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi me menaxhimin e dëmeve të tërmetit.

“Ata deputetë që më akuzojnë nuk kanë asnjë argument dhe unë do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat dhe pavarësinë e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Ajo që nuk u bë për 7 muaj u bë sot për 7 sekonda. I kam kërkuar parlamentit shqiptar të më dëgjojë dhe të mos trajtojë si të dënuar politik”, - tha zoti Malaj.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...