Karriera, dashuria dhe paraja. Ja çfarë rezervon fati sot

Saturday, 07 December 2019 08:50

Dashi
Sot do të përjetoni emocione të mira, nuk keni pse të shqetësoheni. Beqarët nuk duhet të tregohen të ndrojtur në takimet që do të kenë. Në planin financiar ka përmirësime, por ende nuk jeni në nivelin e kënaqshëm.

Demi
Karriera dhe dashuria pritet të kenë një ekuilibër perfekt ditën e sotme. Beqarët do kenë takime interesante, nga të cilat mund të përfitojnë për të ndryshuar edhe statusin. Kujdes duhet të tregoni me financat.

Binjakët
Planetët gjenden në harmoni sot në shenjën tuaj për ata që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët do realizojnë takime interesante. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, sepse mund të përballeni më momente delikate.

Gaforrja
Është mirë që sot t’i kushtoni rëndësi shëndetit dhe qetësisë shpirtërore. Jeni në ankth për një situatë me partnerin ose partneren. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria sot. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë.

Luani
Sot do të merreni me punët e shtëpisë. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetmi, por të pranojnë takime dhe të përfitojnë sa më shumë. Në planin financiar nuk parashikohen probleme të theksuara.

Virgjëresha
Fjalët do të ndikojnë shumë sot në rrjedhën e gjërave për çiftet. Beqarët do kenë një ditë rutinë, asgjë interesante nuk do ndodhë për ta. Financat do i keni gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Peshorja
Shanset janë që beqarët të mund të takojnë personin e ëndrrave dhe të nisin një histori dashurie. Në planin financiar çdo gjë varet nga menaxhimi juaj. Yjet ju këshillojnë që këtë në aspekt të tregoni kujdes.

Akrepi
Edhe pse sot jeni shumë të stresuar për një problem me partnerin, nuk duhet të përfshiheni në debate. Beqarët sot nuk do mundin që të nisin një lidhje. Në planin financiar, situata duket pak delikate.

Shigjetari
Një udhëtim pune mund të rezultojë më i frytshëm nga sa e mendonit. Në planin financiar parashikohen disa probleme të vogla si pasojë e mungesës së vëmendjes. Përpiquni të përfitoni nga një situatë në vendin e punës, që mund të jetë në favorin tuaj.

Bricjapi
Sot do të ndiqni zemrën në të gjitha vendimet që do të merrni. Edhe nëse gaboni, duhet të zgjidhni me shumë arsye. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme. Në aspektin e parave, mund të merrni një shumë të kënaqshme.

Ujori
Intuita ju çon të mendoni një zgjidhje të shpejtë për një problem që do të dalë sot në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do e ndjejnë veten gati për ndryshime. Situatë jo fort e mirë me financat.

Peshqit
Sot do të keni një ditë të mbushur me emocione dashurie. Partneri do ju ketë gjatë gjithë kohës në vëmendje. Beqarët duhet të tregohen më këmbëngulës për të krijuar raporte. Në planin financiar nuk ka ndryshime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...