Pasojat e tërmetit/ Mjekja psikiatre: Trauma duhet të kalojë për të mos lënë pasoja në shëndetin mendor

Diel, 08 December 2019 10:46

Të gjithë jemi të tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Frika që kaluam ishte normale dhe njerëzore, sepse tërmeti ishte një kërcënim serioz i jetës.

Në ato pak sekonda u trondit besimi elementar që njeriu ka për sigurinë e jetës. Një forcë më e madhe se fuqitë tona na vendosi në dilemë ekzistenciale.

Është normale që të ndihemi të frikësuar dhe të shqetësuar edhe në ditët në vazhdim, sepse dëmtohet mënyra sesi e shohim jetën nga këndvështrimi optimist. Tërmeti ndodh papritur dhe kap çdokënd të papërgatitur, duke e përballur me të panjohurën që vjen pas kësaj. Reagimet e njerëzve ndryshojnë.

 

Dikush mund të flasë më pak dhe të jetë i heshtur, një tjetër mund të reagojë me axhitim dhe irritim. Dikush tjetër mund të reagojë me ankesa fizike si rrahje të shpeshta zemre, shpeshtësi të frymëmarrjes, dridhje muskujsh, djersitje ose ftohje gjymtyrësh, ndjenjë mbytjeje, mungesë rehatie, marrje mendsh etj.

 

Ditët në vazhdim duhet të reduktojnë reagimet emocionale dhe ankthin e asaj që kaluam, sepse psikika e njeriut angazhon mekanizma mbrojtës për ta përballuar traumën. Trauma duhet të kalojë për të mos lënë pasoja në shëndetin mendor dhe pasoja më afatgjatë është çrregullimi i stresit postraumatik.

DISA KËSHILLA NDIHMËSE, SIDOMOS PËR SHËNDETIN MENDOR

• Veproni sipas mënyrës që ju vjen natyrshëm, por duke pasur parasysh që të jeni sa më shumë në kontakt me të afërm, miq apo njerëz të tjerë. Fol me ta për mendimet dhe ndjenjat, edhe për frikën e ankthin.

• Ruaj ekuilibrin e jetës, mes nevojave personale, punës dhe detyrimeve familjare. Menaxho zotimet si normalisht, megjithëse të thuash “jo” ndonjëherë nuk ka asgjë të keqe.

• Ushqehu me kujdes. Përdor një dietë të shëndetshme me ushqime që veprojnë si mburojë natyrale kundër stresit.

• Ushtro sa më shumë që të jetë e mundur aktivitet fizik.

• Gjej gjithmonë kohën për qetësim, duke marrë frymë thellë, apo teknika e metoda të tjera për reduktimin e ankthit dhe stresit

• Ruaj rutinën ditore, sa më shumë që të jetë e mundur, përfshirë këtu edhe fjetjen me orët e nevojshme

• Gjej diçka për t’u marrë. Kujdesu për të tjerët, ndonjëherë ndihmon për të harruar telashet tona. Të gjitha pyetjet “po sikur” janë më të lodhshme sesa të ndihmosh të tjerët. Mundohu të realizosh gjëra të vogla, që ju ndihmojnë të jeni pozitivë dhe reflekto mbi gjërat e mira të jetës.

• Tregohuni të duruar me veten. Nguliteni në kokë se vetëm ju e keni në dorë që të rifitoni ekuilibrin e jetës.

• Mos harroni t’ju bëni fëmijëve pemën e Vitit të RI

• Kërkoni ndihmën e psikiatrit nëse do ta gjykoni të nevojshme.

Image

Anila Tasho Hashorva

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...