Tërmeti/ Mësimi nisi sot edhe pranë “shkollave të përkohshme”në Durrës

Hënë, 09 December 2019 15:15

Ditën e sotme, procesi mësimor ka nisur edhe në “shkollat e përkohshme” pranë strukturave hoteliere në Durrës. Janë 4 shkolla të tilla tashmë, 2 prej të cilave shërbejnë si kopshte dhe 2 të tjerat shërbejnë për nxënësit e klasave 1-5. Në total është rreth 150 numri i fëmijëve, të cilët kanë zhvilluar mësim në këto struktura.

Janë rreth 30 mësues të angazhuar për këto mjedise të përshtatura në strukturat hoteliere. Shërbimi nuk ofrohet vetëm në pjesën e paradites, por edhe në pjesën e pasdites, ku mësuesit do të shërbejnë për të ndihmuar nxënësit me detyrat e tyre të shtëpisë.

Whatsapp Image 2019 12 09 At 3.01.20 Pm

E pranishme në “shkollat e përkohshme” në Durrës ishte edhe Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Lorena Haxhiu, e cila e ka ndjekur nga afër gjithë procesin e sotëm mësimor pranë këtyre strukturave nëpër hotele.

Gjatë ditëve të para të mësimit në “shkollat e përkohshme”, mësuesit do të zhvillojnë me fëmijët veprimtari zbavitëse si lojëra, recitime, konkurse, vizatime etj., teksa gjatë zhvillimit të veprimtarive mësimore mësuesit do të përdorin gjithashtu metoda dhe teknika që nxisin ndërveprimin midis fëmijëve dhe mbështesin procesin e të nxënit, si dhe do të bëjnë kujdes që të mos krijojnë mbingarkesë me detyra për fëmijët.

Whatsapp Image 2019 12 09 At 3.01.22 Pm

Ndërkohë, për pjesën tjetër të nxënësve (klasat 6-9 dhe klasat 9-12) është menaxhuar në mënyrë funksionale plani i zhvendosjes në shkollat pritëse në Durrës. Ata kanë patur transport të siguruar dhe janë mbështetur njëkohësisht nga oficerët e sigurisë të cilët kanë shoqëruar nxënësit për në shkollat pritëse.

Vlen të theksohet se përveç mësuesve ditën e sotme, ka patur një angazhim maksimal edhe nga ana e mësuesve ndihmës dhe punonjësve të shërbimit psiko-social në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e procesit mësimor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...