Dita Kundër Korrupsionit/ Shqipëria në pikiatë, e kalojnë edhe Sierra Leone dhe Tanzania

Hënë, 09 December 2019 17:57

9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ditë që sot e gjen Shqipërinë një vend me rekorde negative për shkak të nivelit të korrupsionit.

Sipas një rankimi të Absence of Corruption Factor, Shqipëria renditet e 103-ta nga 126 shtete të rankuara, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se edhe vende si Sierra Leone, Kamboxhia, Tanzania apo Kolumbia renditen më lartë se Shqipëria.

Sa i përket vendeve me nivelin më të ulët të korrupsionit, dominon Skandinavia me Danimarkën në vend të parë, Norvegjinë të dytën, Suedia e katërta dhe Finlanda e pesta.

Sa i përket rajonit, Rumania, Kroacia dhe Greqia janë shtetet me renditjen më të lartë.

Edhe në 9 kushtet e Bundestagut gjerman, dokumenti i hartuar për hapjen e negociatave, korrupsioni dhe lufta kundër tij zënë një vend të rëndësishëm.

Teksa Shqipëria vazhdon pikiatën e saj sa i përket korrupsionit dhe kryesisht atij në nivelet më të larta të qeverisjes, të gjithë sytë janë drejt SPAK, struktura që duhej të ngrihej më 2018 e që shpresohet të ngrihet më 2020, e cila do të ketë rol thelbësor në dhënien e përgjigjeve konkrete ndaj këtyre katër simbolikave zhgënjyese.

auto_b21575909687.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...