Të dehur në timon apo pa patenta, arrestohen 21 drejtues mjetesh në Tiranë

Tuesday, 10 December 2019 09:56

Të paktën 21 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi thyen rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se 12 prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
MASAT
• Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).
• Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
• Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

 

“Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.
# KujdesiiShtuarParandalon🚑
# StopAlkoolitNëTimon🥃
# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻♂”, thuhet ne njoftimin e policise.
(ed.me/BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...