Pastrohet nga dherat dhe gurët, rruga Elbasan - Qafë dhe zhbllokohet kalimi i automjeteve. ARRSH-ja njoftoi para pak minutash gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu në juglindje të vendit dhe përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (Murrash), ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës. Por, kontraktorët e mirëmbajtjes bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.





 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





