Rrëfimi prekës i babait: Xhesika sikur e kishte ndjerë vdekjen nga tërmeti

E mërkurë, 11 December 2019 13:37

Lëkundjet e errëta të 26 nëntorit zgjuan njerëzit nga gjumi. Frika, nxori jashtë shtëpive mes mijëra shqiptarëve edhe Xhesika Biqikun. Teksa dilte, në terr tullat e pallatit goditën në kokë 20-vjeçaren. Jeta e parë e humbur nga tërmeti në Tiranë. “Unë u pengova kur e kisha për dore dhe rashë te balta, shpirti im ishte këtu… e mora gërthita”, thotë babai i Xhesikës.

Në faqet e murit të pallatit shkruhet Xhesika, Xhesika, por edhe shkronjat do shemben në këtë pallat të pabanueshëm. Porta 22 hapet nga Ilija, që përpiqet të ruajë fort kujtimet e mbetura nga vajza e tij.

“Këtu kam një fotografi të Xhesit ja ta shikoni… ka dalë para ca kohësh. Këtu është Sabina, ndërsa këtu Xhesika, ishte 18 vjeç këtu. Të dyja vajzat i mbaj këtu . Xhesika është më e vogla, ndërsa Sabina më e madhja.. në mars të 2000.. mezi i kam rritur”, thotë ai.

Ilija ishte shumë i lidhur me Xhesin, vajzën e vogël. Në çdo cast brenda shtëpisë i vijnë në mend momentet e tmerrit. “Unë flija këtu, Xhesi ja te divani tjetër. Të dy dolëm të parët….(qan)”,tregon ai më tej.

"Pas tërmetit të shtatorit, ka shkruar për punët e zotit. O zot na mbro nga tërmetet… sikur e kishte ndjerë… sikur e kishte ndjerë vdekjen”.

Dy femrat e tjera të shtëpisë po kurohen në spital. Ndërsa i vetëm, Ilija trazon kujtesën me kohën kur e bija ishte në shtëpi.

E gjërat e saj i ka paketuar për t’i marrë në banesën e re ku familja Biqiku do të jetojë pa Xhesikën./TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...