“Dokument nga 9 vende të BE për zgjerimin”, Gjosha: Propozimet të jenë më konkrete, të ketë afate e mbështetje financiare

E mërkurë, 11 December 2019 15:18

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha flet për një dokument të përgatitur nga 9 vende të BE për procesin e zgjerimit si një alternativë ndaj dokumentit francez të dalë më herë.

Ndërkohë që ajo i drejton disa kërkesa vendeve anëtare për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimore që duan anëtarësimin në BE.

Janë tre çështje që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare për finalizimin e reformave, afate kohore për të mbajtur shpresën gjallë dhe e treta konkretizimi nëse BE duhet të vendosë nëse do të ketë anëtarësim në bllok të vendeve aspirante apo individualisht në bazë të meritës.

MESAZHI I GJOSHËS

Sot është bërë publik një dokument i përgatitur nga 9 vende të Bashkimit Europian mbi procesin e zgjerimit, si një alternativë ndaj dokumentit francez të publikuar disa javë më parë.

Është për t’u vlerësuar shumë fakti që BE mbetet e angazhuar në perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe për dashamirësinë e lehtësimit të procedurave. Megjithatë unë do doja t’i kërkoja vendeve anëtare të jenë më konkrete në propozimet e tyre.

E para, është e rëndësishme që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët dhe me mbështetje më të madhe financiare për finalizimin e reformave.

E dyta, procesi ka nevojë për afate kohore deri në anëtarësim. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për këto afate për të mbajtur shpresën gjallë, por edhe për të detyruar qeveritë dhe institucionet të vendosen para presionit kohë për të përmbushur kushtet.

E treta, BE duhet të vendosë nëse do të ketë anëtarësim në bllok të vendeve aspirante apo individualisht në bazë të meritës. Nuk dihet nëse do të vazhdohet me projektin “Europa e shumë shpejtësive” apo do të vazhdohet thjesht me unionin e përbashkët sic është në këto momente. Kjo do të ndante më pas edhe mekanizmin e funksionimit të procesit të zgjerimit.

Unë kam bindjen se në vendet si Shqipëria, ku mungon kultura demokratike e qeverisjes, nevoja për të qënë të atashuar në BE dhe me një kontroll më të rreptë është jetike!

Çelja e negociatave do duhet të ndodhë menjëherë. Për qytetarët tanë kjo është e vetmja shpresë për një epokë të re në funksionimin e shtetit dhe ndërtimin e ekonomisë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...