“Prokuroria të ketë kujdes të zbatojë ligjin”- Vasili: Fundi i Dvoranit i pashpresë. Do të ndiqet penalisht sot apo nesër

E mërkurë, 11 December 2019 16:34

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje prokurorisë që të ketë kujdes dhe të zbatojë ligjin sa i përket çështjes së kreut të KED, Ardian Dvorani. Në facebook, Vasili shkruan se fundi i Dvoranit do të jetë i pashpresë, ndërsa shton se “ai do të ndiqet penalisht, sot apo nesër”.

Postimi i plotë:

Prokuroria te kete kujdes, te zbatoje ligjin ndaj Dvoranit dhe te mos vazhdoje ti kundervihet hapur popullit.

Edi Rama te largoje duart nga drejtesia dhe te mos vazhdoje te provokoje më me Ramaformen e tij sepse populli nuk do ta fale ne asnje menyre dhe fundi i tij do te jete me i pashprese se i Dvoranit te tij.

Dvoran ti do te ndiqesh penalisht sot apo neser!

Do ndiqesh  si i tille se ke shkelur dhunshem Kushtetuten dhe ligjin me dashje dhe kembengulje si kamikaz i partise.

Nuk bllokohet KED,  te cilen ti e perdhose me aktet e tua qellimkeqe e antiligjore.

Qe ti te vije ne krye te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, me detyren qe Rilindja te dha per te kthyer Gjykaten Kushtetuese ne gjykate partie, u bllokua KED   dhe ngritja e Gjykates Kushtetuese per me shume se dy vite.

Ky eshte faj qe nuk i shpeton dot.

Qe botove ne Fletore Zyrtare vendimin e KED, duke dhunuar ligjin qe ta kerkon vetem ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte, eshte faj nga i cili nuk shpeton dot.

Qe nuk zbardhe e nuk botove procesverbalet e 30 mbledhjeve te KED eshte faj dhe nuk i shpeton dot.

Qe vetshpalle anetare te Gjykates Kushtetuese, kur as Kushtetuta e as Ligji nuk ta jep kete te drejte, eshte faj dhe nuk shpeton dot.

Kur ti kerkon te imponosh presidentit zgjedhjen dhe i dergon kandidatet per dy vakanca njeheresh dhe Kushtetuta ti kerkon sipas radhes dhe nje nga nje eshte faj dhe nuk shpeton dot.

Kur qellimisht ja con me vonese kandidaturat Kuvendit kur duhet tja coje ne nje dite me Presidentin,qe te zgjidheshin kandidatet, qe do Rilindja, eshte faj dhe nuk shpeton dot.

Te gjitha fajet veç e veç jane te medha,por te gjitha bashke shume me te medha ndaj edhe fundi,heret a vone eshte i pashprese dhe ketij fundi nuk i shpeton dot.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...