Ballkani dhe Mesdheu në një situatë të rrezikshme nga tërmetet? Ja çfarë thotë sizmologu i njohur grek

E Enjte, 12 December 2019 18:39

Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekkas, thotë se lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbëjnë arsye për shqetësim.

Në një intervistë për televizionin Klan, ai shprehet se është normale që të ketë periudha me veprimtari të lartë sizmike dhe më vonë me veprimtari më të ulët.

“Kjo nuk është diçka e çuditshme. Studiuam në këtë drejtim, mirëpo nuk nxorëm dot asnjë konkluzion. Është edhe ky një fenomen natyror që ndjek rregullat e veta. Mirëpo nuk rezulton asgjë që të themi se Ballkani dhe Italia apo Mesdheu Lindor ndodhen në një situatë të rrezikshme. Këtë nuk mund ta themi”, shprehet profesori grek i Gjeologjisë.

Lekkas u gjend në Shqipëri që në momentin e parë të tërmetit të 26 Nëntorit. Ai thotë se tashmë aktiviteti sizmik po zhvillohet normalisht dhe sipas tij, kjo është diçka e mirë.
 

“Ka shumë pas tërmete dhe kjo është pozitive, sepse ç’tensionon aktivitetin sizmik. Mirëpo, në asnjë rast nuk mund të themi se nuk do të bëhet një tërmet i fuqishëm, kjo shkon përtej fuqive dhe njohurive tona. Megjithatë, fakti se kemi vazhdimisht pas tërmete, është në drejtimin e duhur. Tërmeti nuk është gjë tjetër veçse energji. Sa më shumë energji çlirohet, aq më pak mbetet. Kështu, zvogëlohet edhe mundësia që të bëhet një tërmet i madh. Sa më shumë kalon koha dhe vazhdojnë pas tërmetet, pakësohet edhe mundësia që të ndodhë një tërmet i fuqishëm”., shprehet ai.

Por a ka zona të tjera në Shqipëri që rrezikohen nga një tërmet i fuqishëm?

“Këtë nuk mund ta themi. Sa herë që themi diçka, ndodh e kundërta. Nuk kemi ende njohuritë që të themi “ra tërmet në Durrës, tani do të bjerë në Sarandë apo diku gjetkë”. Kjo është mbi fuqitë tona. Natyra funksionon pa u kufizuar prej njeriut. Natyra na urdhëron, nuk e urdhërojmë”, thotë Lekkas.

Sizmologu Eftimis Lekkas këtë fundjavë vjen sërish në Shqipëri, në krye të një ekipi me 20 inxhinierë grekë. Misioni do të jetë të shqyrtojë shkaqet e shembjes së godinave dhe paraqitja e konkluzioneve qeverise shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...