Një grabitje me armë zjarri është regjistruar mbrëmë në Burrel, ku pre e sulmit ka rënë një person që sapo kishte dalë nga banka.

Sipas “News 24”, disa persona të maskuar e të armatosur, i kanë bërë pritë një personi me inicialet D.B., në rrugën që të çon për në fshatin Derjan, ndërsa i morën 15 mijë euro.

grabitje-me-maske-750x430-587x337
Foto ilustrim

D.B sapo i kishte tërhequr paratë nga banka, ndërsa duket se është vëzhguar nga grabitësit.