Blendi Fevziu ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar/I bashkohet nismën së Aleancës

Premte, 13 December 2019 17:05

Mes shumë emrave të njohur që i janë bashkuar aksionit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu.

Moderatori do të ngjitet në skenën e Teatrit duke iu bashkuar kështu kauzës për mbrojtjen e tij, duke dalë kështu kundër vendimit te qeverisë për shembjen e godinës.

 

Është pikërisht shkrimtari i shquar shqiptar Mitrush Kuteli ai që do të sjellë Fevziun në skenën e teatrit, duke bërë bashkë gazetarin, artistë dhe personazhe të tjera publike, për të nderuar veprën e tij.

 

“Duhet t’i rikthehemi figurave gati të harruara, tek të cilat gjejmë gjithmonë çka të mësojmë për vete dhe për ata që do të vijnë. Kuteli i ka këto dimensione. Për nder të kësaj figure intelektuale iluministe, do të organizohet një aktivitet me të ftuar të nderuar që do të flasin dhe interpretojnë pjesë nga krijimtaria e tij. Skena e magjishme e këtij teatri ka parë e dëgjuar shumë në këto vite çmendurie. Kjo skenë sot do flasë me gjuhën e tij. Të ftuarit janë Nasho Jorgaqi, Justina Aliaj, Naun Shundi, Blendi Fevziu, Edmond Budina. Moderatore Raimonda Shundi. Ju ftojmë të jeni pjese e eventit tonë”, lajmëron Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në faqen e saj të ‘Facebook’-ut.

 

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...