Konvikti u hodh në erë me tritol, banori i zë rrugën Ramës: Ku do strehohem vetë i pesti?

Premte, 13 December 2019 18:20

Pasditen e sotme u shemb me shpërthim të kontrolluar një nga 10 godinat e konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë planifikuar për shembje.

Kryeministri Rama donte të ishte vetë dëshmitar i kësaj ngjarje.

Pasi “shijoi” shpërthimin me tritol u zhvendos nga aty.

Por gjatë lëvizjes ku shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj, rrugën ja ndërpreu një nga banorët që ka jetuar prej vitesh në këto godina dhe është pa një strehë në kokë.

Qytetari: Kam një pyetje të lutem, a ka mundësi?

Edi Rama: Çfarë ke?

Qytetari: Jam vetë i pesti me kalamaj aty, kam jetuar aty dhe tani pasaportizimin e kam në Kamëz. As në Kamzë nuk më japin.

Kryeministri premtoi se do të sistemohet në shtëpi me qira por edhe këtu si duket ka një handikap në ndarjen e kompetencave mes bashkive.

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira

Qytetari: Nuk ma japin, mër vëlla

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk ka nuk ma japin. Do marrësh shtëpi me qera, të gjithë do marrin shtëpi me qira.

Qytetari: E kam pasaportizimin në Kamzë

Edi Rama: Siç kanë marrë ato 800 do marrësh edhe ti, 1200

Qytetari: E kam pasaportizimin në Kamzë më thonë shko në Laprakë

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk diskutohet fare. Merrini numrin e kontaktit që ta zgjidhim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...