Bllokohen hetimet për tërmetin, prokuroria nuk gjen dot inxhinier pa konflikte interesi

Premte, 13 December 2019 18:35

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti i 26 nëntorit, tre prokuroritë të cilat kanë nisur hetimet për pasojat e tërmetit po hasin vështirësi në gjetjen e ekspertëve.

Ky shqetësim i është ngritur edhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të kontaktimit të ekspertëve të huaj.
Në hetimet për tërmetin mund të angazhohen edhe ekspertë të huaj të cilët do të kryejnë ekspertizën e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria deri tani kanë mundur të gjejnë vetëm një ekspert, i cili nuk ka konflikt interesi, që ishte angazhuar nga akuza për të këqyrur pallatet e dëmtuara dhe do të përpilojë raportin për t'ia dërguar prokurorisë.

Por vetëm një person e ka të pamundur të kryejë një punë voluminoze. Shqetësimi i është ngritur edhe prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë edhe për ekspertë të huaj.

Ndërkohë prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për objektet në Polici dhe në Bashki, ndërsa oficerët e policisë gjyqësore janë angazhuar në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e çdo objekti si ato që do të rikostruktohen dhe ato për të cilin është marrë vendimi për shembje.

Ndërsa në prokuroritë e tjera si Durrësi dhe Tirana ka filluar marrja në pyetje e personave të shpëtuar nga tërmeti, por edhe të personave që dyshohet se kanë përgjegjësi për prishjen e godinave.

Ndërkohë mësohet se hetimi ka vështirësi dhe konkludimi për fajësinë e personave përgjegjës do kohë që të dalë ne një konkluzion. /Oranews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...