Akt makabër/Burri shqiptar i hedh benzinë gruas dhe i vë zjarrin. Hetuesit tregojnë arsyen e veprimit të rëndë

Premte, 13 December 2019 19:22

Ai u përpoq ta digjte të gjallë gruan e tij, e cila shpëtoi në minutën e fundit, por u dogj rëndë dhe po lufton për të mbijetuar.

ddd

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lagje të Kallamatës në Greqi natën midis të mërkurës dhe të enjtes, ku banorët kanë parë zjarrin që ka shpërthyer në një ndërtesë, duke lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Ishin këta të fundit që bënë të mundur nxjerrjen e 39 vjeçares shqiptare nga banesa.

Gruaja u transportua me shpejtësi nga ambulanca për në spitalin e përgjithshëm të qytetit, ku ajo është në gjendje kritike pasi pësoi djegie të shkallës së dytë në pjesën më të madhe të trupit.

Në fillim u konsiderua si një aksident, por shumë shpejt u zbulua se zjarri nuk ishte shkaktuar nga ndonjë aparat i ndezur ose ndonjë gjë tjetër, por nga përpjekja për të vrarë gruan nga ana e burrit shqiptar 45 vjeçare.

Sipas asaj që është konfirmuar nga policia, çifti ka pasur një grindje midis tyre dhe në atë moment, burri e ka lyer me benzinë duke i vënë zjarrin. Edhe vetë burri ka marrë djegie duke përfunduar në spital. Ai është arrestuar nga oficerët e Policisë së Sigurisë në Kalamata, të cilët po hetojnë shkaqet e tragjedisë.

Mediat greke shkruajnë se sipas hetimeve fillestare, arsyeja që 45-vjeçari kreu këtë veprim makabër ishte për shkak të xhelozisë ndaj gruas.

E gjitha filloi vonë në mbrëmjen e së mërkurës, kur çifti me origjinë shqiptare nisi të grindej në apartamentin ku ata qëndronin me fëmijët e tyre, 18 dhe 16 vjeç, të cilët nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Fqinjët, duke dëgjuar zërat e gruas fatkeqe dhe duke parë tymin nga banesa, lajmëruan zjarrfikësit.

Modifikuar më Premte, 13 December 2019 19:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...