Priten 17 fletë-arreste në Durrës për ndërtimet e paligjshme

Saturday, 14 December 2019 09:20

Priten arrestime ne Durres, pas nisjes se çështjes penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në Durrës. Sipas Panorama, deri me tani jane prere 17 fletearresti qe priten te ekzekutohen, por ende nuk dihen detaje lidhur me personat. 

Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor, çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e një 25 personave vetëm në Durrës.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...