Zbardhet misteri/ Përmendet Olsi: Ja e vërteta e helmimit

Diel, 15 December 2019 20:12

Janë ende të freskëta dekoret e dasmës së Olsit dhe Rezartës, por fatkeqësisht martesa e tyre, që finalizoi një histori dashurie katër vjeçare, nuk do të zgjaste shumë.

Paja nuk ishte hapur ende. Këpucët e nusërisë janë aty, ashtu sikurse edhe rrobat, që për fat të keq 19-vjeçarja, nuk arriti t’i gëzojë.

Mëngjesi i së enjtes i gjeti në këtë krevat. Nusja e vdekur, ndërsa dhëndri me pak shpresa për jetën.

 

Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet.

 

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.

Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit.

“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurie.

Por si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për to janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen.

“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, tregon daja i Olsit.

Olsi ishte me fat, ai i shpëtoi vdekjes, duke zgjidhur kështu edhe enigmën e krijuar për tre ditë me radhë. /Klan Plus

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...