Komisariati nr.6 i Tiranës ka parandaluar një konflikt të ashpër midis disa personave në fshatin Shesh të Tiranës, duke arrestuar dy persona. Policia u njoftua se fshatin Shesh po ndodhte një sherr i madh për çështje pronash midis disa personave dhe nxitoi në vendin e ngjarjes, duke arrestuar në çast D. N, 45 vjeç dhe K. D, 27 vjeç, fqinjë me njeri – tjetrin.
45-vjeçari e goditi me kazmë një bashkafshatarin e tij me iniciale E. D, që përfundoi në spital dhe fatmirësisht, nuk i rrezikohet jeta. Mirëpo konflikti ka agravuar më tej, sepse djali i të plagosurit, 27 –vjeç, ka marrë një armë gjahu të mbushur me fishekë, që e kishte me leje ka tentuar ta qëllojë fqinjin D. N. në shtëpi, por nuk mundi dot falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë.
Policia i kapi armën e gjahut me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krimin. Tashmë, dosja u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të D. N dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, në ngarkim të shtetasit K. D.