Shqipëria “rrëzohet” në PISA, nxënësit me zor kalojnë, më dobët në lexim

Hënë, 16 December 2019 21:09

Shqipëria me zor kalon në provimin e PISAS 2018. Gjatë testimit të nxënësve 15-vjeçarë nga 79 vende të botës,  fëmijët shqiptarë kanë dalë më keq se mesatarja e vendeve të OECD (Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik) në lexim, matematikë dhe shkenca.

Nga 5 nivele që ishte shkallëzuar testimi, ku niveli i parë ishte me i ulëti, 15-vjeçarët shqiptare  arritën nivelin e dytë. Rezultatet më të dobëta ishin në lexim. Ky nivel ishte i pritshëm nga specialistët, sipas tyre ndikimin kryesor e kanë dhënë tekstet dhe mësuesit e dobët.

Ndriçim Mehmeti, specialist i arsimit

“Kemi tekste më të këqija, mësuesit janë të pa trajnuar, kemi lëvizje të shumta për arsyeje të ndryshme politike dhe korrupsioni, dhe një drejtim shkolle skandaloz. Arsimi nuk është në gjendje gjumi, por në gjendje kome”, thotë Ndriçim Mehmeti, specialist i arsimit.

Kur flitet për programet mësimore, ankesat nuk rreshtin as nga prindërit e gjyshërit. Për ata që e njohin arsimin, tregojnë se tekstet kanë ndryshuar shumë dhe për keq.

 
 

Testimi i PISAS bëhet një herë në tre vjet. Nga provimi i 2015 në këtë të fundit, Shqipëria ka rënë  10 vende, duke u renditur e 61-ta mes 79 shteteve konkurruese. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut renditet poshtë nesh, por Mali i ZI dhe Serbia kanë rezultatet më të mira.

Në Europë vendin e parë në PISA e zuri Estonia ndërsa Kina është në krye të listës me nxënësit më të mirë në të gjitha lëndët e testuara.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...