Presidenti Meta: Duhet plan për rimëkëmbjen ekonomike e konsensus i gjerë politik

Tuesday, 17 December 2019 11:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaron se dëmet që shkaktoi tërmeti katastrofik i 26 nëntorit duhet të vlerësohen sa më shpejt nga qeveria, në mënyrë që të realizohet rimëkëmbja nga kjo katastrofë.

Kreu i shtetit kërkon transparencë për menxhimin e fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Në një intervistë për “Panoramën”, Presidenti Meta shprehet se duhet të kuptohet që qeveria nuk paguan, dëmet do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe të huaj.

Sa më e gatshme të jetë qeveria për transparencë dhe llogaridhënie në menaxhim, aq më i suksesshëm do të jetë procesi i rindërtimit dhe rimëkëmdjes nga pasojat e tërmetit“,- shprehet ndër të tjera kreu i shtetit.

Lajm në përditësim…