Ke probleme në BE, me 3 mijë euro kalon kufirin në Durrës

Tuesday, 17 December 2019 14:05

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, procedoi 1 punonjës policie me detyrë kontrollor në Portin e Durrës si dhe arrestoi 2 shtetas të tjerë, të cilët në lidhje me njëri-tjetrin, dyshohet se trafikonin nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit, shtetas të ndryshëm me probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave të konsiderueshme deri në 3.000 euro.

Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit për veprën penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike’, dhe ‘Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm’, pasi shtetasit si dhe personat e tjerë të dyshuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, organizonin dhe kryenin trafikim, nëpërmjet Pikës së Kalimit Porti Durrës.

Pas hetimit për një periudhë 3-mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, u finalizua operacioni ‘Sekseri’ ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- B.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të  kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës. Ky shtetas, në rolin e sekserit, organizonte dhe ndërmjetësonte me punonjës policie, duke krijuar kushte për kalim të paligjshëm të personave me probleme në zonën Shengen. Në cilësinë e provës materiale në momentin e arrestimit, iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit.

- T.D., 28 vjeç me banim në Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme. Iu kapën dhe sekuestruan 500 euro.

- Ndiqet në gjendje të lirë punonjësi i policisë V.C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës.

Hetimi vijon për zbulimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...