Ndërtuesi shqiptar bëri miliona me drogë, gjykata: Të paguajë për...

Tuesday, 17 December 2019 18:34

Lideri i një grupi kanabisi në shkallë të gjerë u urdhërua nga një gjykatë në Britani të paguajë më pak se një të dhjetën e shumës prej 1.7 milionë sterlina që ka fituar nga shitja e drogës.

Fatos Meta përdorte biznesin e tij të ndërtimit si koperturë për organizatën e krimit të organizuar, raporton Devon Online.

 

Ai rekrutonte punëtorë nga biznesi i tij dhe të tjerë për të shpërndarë drogën.

 

I lindur në Shqipëri, Metua ka bërë më shumë se 1.7 milionë sterlina nga biznesi i tij sipas një hetimi dyvjeçar, por atij iu gjurmuan asete në vlerën e 148 mijë sterlinave, të cilat duhet t’ia japë shtetit.

 

Ai duhet të shesë një shtëpi që ka në pronësi dhe aksionet në firmën e ndërtimit për të paguar urdhrin e konfiskimit.

Sipas gazetave, gruaja e shqiptarit, që jeton në Shqipëri me fëmijët, pretendon se ka në pronësi gjysmën e aseteve, por gjykatësi nuk e mori parasysh këtë.

Shqiptari duhet të ripaguajë brenda 3 muajsh ose do bëjë 15 muaj më tepër në burg.

47-vjeçari Metua u dënua me pesë vite e katër muaj burg.