Lirohen 2 shkodranët/ U arrestuan si terroristë, prokuroria rrëzon akuzat

E Enjte, 19 December 2019 10:58

Pas 4 viteve hetime e një vit burg prokuroria tërheq akuzat për 4 shkodranet e akuzuar se do të kryenin akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Arrestimet u bene pas informacioneve te ardhura nga Mosad, por prokuroria shqiptare nuk gjeti kurrë prova e u tërhoq nga akuzat.

Bëri shumë bujë në media 4 vite më parë, kur katër persona nga Shkodra u arrestuan si të akuzuar terroristë që do të  kryenin akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do të luhej në ‘Loro Boriçi’, por 4 vite më vonë, të gjitha akuzat rezultojnë flusk sapuni

Syri TV zbulon shkresë e kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka firmosur pushimin e hetimeve për Ergys Faslinë dhe Bekim Protopapa, shkodranët që u arrestua si pjesë e një celule terroriste që bashkëpunonim me Lavdërim Muhaxherin, një prej shqiptarëve të Kosovës që iu bashkua ISIS-it në Siri.

 

Kërkesa që mban datën 4 nëntor të këtij viti është dorëzuar në Gjykatë dhe pritet të shqyrtohet në datë 26 dhjetor kur do të marrë edhe firmën e Gjykatës se 4 të arrestuarit për këtë çështje janë të pafajshëm e janë mbajtur padrejtësisht në qeli për më shumë se një vit.

Ergys Faslia qëndroi pas hekurave 1 vit dhe më pas është liruar për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Por çështja ndaj tij dhe një personi tjetër të arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar të hetohet në gjendje të lirë.

Por kur kanë kaluar mbi 3 vjet e gjysmë nga regjistrimi i kësaj çështje, prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzave për, Ergys Faslia. Akuza dhe ndjekje penale është pushuar edhe për Bekim Protopapa me detyrë mjek, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë.

Para se të zhvillohej ndeshja në ‘Loro Boriçi’ mes Shqipërisë dhe Izraelit, në adresë të Shqipërisë, ka mbërritur një raport i shërbimi Sekret Izraelit, Mossad, ku informonte për lidhjet e dyshimta të këtyre personave me një celulë në Kosovë, e cila mbante kontakte direkte me Lavdërim Muhaxherin në Siri.

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...