Moti i keq me erë të fortë dhe temperatura -11 gradë. Rrëzohen pemë dhe depozita uji në Tiranë

Diel, 05 Janar 2020 17:30

Shqipëria po përjeton ditët më të ftohta të dimrit. Meteorologët thonë se temperaturat në disa zona të vendit arrijnë në -11 gradë, ndërsa era e fortë dhe ngricat janë të pranishme në gjithë territorin e vendit.

Erërat e forta kanë shkaktuar sot probleme serioze në Tiranë. Pema e festave të fund vitit që ishte vendosur në qendër të Tiranës, është rrëzuar për shkak të erërave të forta. Mësohet se nga rrëzimi i pemës nuk ka të lënduar.

 

Po ashtu dhe një pemë e madhe është rrëzuar në rrugën e Pallatit të Kongreseve. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që trafik është bllokuar për disa orë. Edhe në lagje të tjera të Tiranës ka pasur raportime për rrëzime të pemëve dhe bllokime të rrugëve.

Ndërkohë në lagjen “Komuna e Parisit” raportohet për një depozitë uji që ka rënë nga pallatet në rrugën kryesore. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për të pastruar rrugët nga pemët dhe për të marrë masa për të mos bllokuar qarkullimin. Në një mesazh në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. “KUJDES! erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien. Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”,- shkruan Veliaj.

Po sot, Porti i Barit në Itali ka anuluar të gjitha lundrimet e anijeve drejt Durrësit prej motit të keq që ka përfshirë gjithë Rajonin. Sipas njoftimit, Porti i Barit është mbyllur për sot dhe ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme Detare të Durrësit për vendimin. Po ashtu me mbylljen e portit të Barit, porti i Durrësit ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Barit dhe pse kundrejt atij italian, porti i Durrësit është i hapur. Ndërsa nesër priten stuhi të forta ere me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë në zonat bregdetare si edhe dallgëzim të lartë deri në 7-8 ballë në det.

Ndërkohë gjatë tre ditëve në vijim, situata e motit pritet të jetë e pandryeshueshme. Meteorologët parashikojnë një javë të ftohtë, duke qenë se jemi dhe në kulmin e dimrit. “Temperaturat të hënën do të kenë rënie të ndjeshme. E hëna dhe e marta parashikohen të jenë dy ditët më të ftohta të kësaj jave, ku termometri do të zbresë në -10 apo -11 gradë në zonat malore. Edhe bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në vlera negative. Tirana mund të shkojë edhe në -2 gradë. Përjashtim bën Saranda, e cila mund të shënojë vlerën 1 apo 2 gradë”, shprehet  Lajda Porja, meteorologe.

Në 15 ditëshin e parë të janarit nuk do të kemi ndonjë çudi përsa i përket reshjeve, do të jenë shumë pak të pranishme. “Ky i ftohtë do të qëndrojë shumë pak, për dy ose tre ditë e më pas temperaturat do të vijnë në rritje graduale përgjatë dy javëve të para të janarit”, vijon Porja. Masat ajrore me origjinë polare e kanë përfshirë prej disa ditësh një pjesë të madhe të kontinentit evropian. Kryesisht Europa qëndrore dhe perëndimore, Gjermania, Franca, Austria, po përjetojnë të ftohtë të acartë. Ndërkohë ne kontrast me Evropën, Australia po përvëlohet nga zjarret. “Përgjithësisht janari do të ketë shumë ditë me mëngjese të ftohta, por pa reshje. Episodet me reshje 24 apo 48 orëshe janë spostuar në 15 ditëshin e dytë të janarit”, përfundon meteorologia.

Depozita që ka rënë në Komunën e Parisit
Depozita që ka rënë në Komunën e Parisit
Depozita që ka rënë në Komunën e Parisit
Depozita që ka rënë në Komunën e Parisit

https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/01/Pema-300x112.jpg 300w, https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/01/Pema-768x288.jpg 768w, https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/01/Pema-750x281.jpg 750w" sizes="(max-width: 811px) 100vw, 811px" data-pin-no-hover="true" width="811" height="304">

Probleme në rrjetin elektrik, këputet fideri në zonën e Selitës

Era e fortë që ka përfshirë vendin ka sjellë probleme edhe në rrjetin elektrik. OSHEE bën me dije se janë prekur një pjesë e rrjetit elektril, sidomos ai ajror.  Është shkëputur gjithashtu edhe fideri në zonë e Selitës në kryeqytet, ndërsa brigata e avarive ndodhte në gatishmëri.

Njoftimi i plotë i OSHEE: “Moti i keq diten e sotme preku pjese te rrjetit elektrik, sidomos ate ajror. Demet jane shkaktuar kryesisht nga era e forte. Gjithesesi, brigadat e avarive ndodhen ne gatishmeri”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...