Vdes nusja shtatzanë, mjekët kosovarë nxjerrin të gjallë foshnjen

Hënë, 06 Janar 2020 08:54

Në orët e para të mbrëmjes së djeshme, një 27-vjecare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj. Por foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës është stabël..

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjen e gjinisë mashkullore. Por situata u komplikua në orët e para të pasdites së diel, 27-vjecarja kishte pasur marramendje dhe  me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit. Por rrugës, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua. 

Për këtë rast, detaje për Gazetën Express, ka dhënë drejtori i spitalin Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por foshnjën doktorët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.

“Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klinikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka deklaruar për Express Hajrullahu.

Modifikuar më Hënë, 06 Janar 2020 08:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...