Duan t'i nxjerrin edhe ata me dhunë nga Unaza e Re, të dëmtuarit nga tërmeti përplasen me bashkinë

Tuesday, 07 Janar 2020 14:37

Një konflikt i ri, një përballje e re me Policinë po shfaqet sërish në Unazën e Re: katër furgonë të Policisë bashkiake dhe asaj të Shtetit i kanë kërkuar sot zyrtarisht, 70 banorëve të dëmtuar nga tërmeti, që janë strehuar nga protestuesit e Unazës së Re, që të dalin nga apartamentet pasi pallati do të shembet.

Gazetari Ermal Rizaj i Syri.net ka dëgjuar problemet e këtyre banorëve që pas traumës së tërmetit sot janë rënduar prej përballjes me Policinë , që u ka ardhur në hyrje të pallatit dhe kërkon të dalin jashtë.

“Nuk kemi ku të shkojmë, të na japin shtëpi se ndryshe nuk dalim”, kjo qe përgjigja që dhanë thuajse njëzëri këta banorë, që ishin me shumë probleme sociale, ekonomike. Të pyetur nga Syri.net, ja cilat qenë problemet e tyre:

Zotëria: "Dilni se godina do të shembet! Erdhën katër furgonë policie. Po ne nuk kemi ku të shkojmë, sepse na është prishur shtëpia. Jemi nga një fshat i Shijakut. Më herët kam qënë në Tufinë, tre javë dhe pastaj erdhëm këtu, na strehuan këtu. Na kanë ndihmuar, na kanë dhënë për të ngrënë. Ne nuk kemi ku të shkojmë, shtëpia më është shkatërruar komplet. Jemi me fëmijë të vegjël, ku të shkoj në mes të dimrit?! Jam vetë i katërt! Shtëpisë i kanë vënë shiritin, nuk mund të hyhet brenda.”

Bashkëshortja e tij: "Nuk dal nga kjo godinë, vetëm po të na nxjerrin të vdekur. Pa na dhënë shtëpi....I kemi përballuar këto javë me ndihmat nga “Fundjava ndryshe”, nga Unaza e Re. Instancat e shtetit nuk kanë ardhur as për të na pyetur, jo për ndihmë."

Zonja me 4 fëmijë: "Unë kam jetuar në shtëpi me qira, tek Rruga Ura. Kam fëmijë jetimë. Faleminderit zotërinjve që na strehuan këtu. Ku të shkoj unë vetë i katërt me fëmijët? 66 mijë lekë të vjetra marr përkrahje sociale. Nuk kam ndihmë. Kërkoj nga shteti, të paktën një dhomë e kuzhinë për katër jetimët që kam. Dhe kërkoj për gjithë të tjerët, sepse si unë janë dhe të tjerët. Fëmijët shkojnë në shkollën këtu afër “Dhora Leka” po nuk dimë ku do të shkojmë. Na thanë rrini gati se do të dilni. Veç të vdekur të dalim, se s’kemi ku të shkojmë."

Zonja e sëmurë: "Unë vij nga Instituti Bujqësor, se shtëpia ka dalë e pabanueshme. Më thanë shko e merr bonusin, po ç’ta bëj bonusin unë? Unë kam burrin e sëmurë e çoj në spital, jam vetë me spoliatrozë...Dy fëmijët janë të sëmurë me azëm. Pse më jep bonusin zotëri, më jep shtëpi?! Unë mezi rri në këmbë. Faleminderit që ma jep, por më jep shtëpinë që të shkoj të futem me fëmijë. Faleminderit këtij pronari këtu që na ka strehuar. E rëndë për ne që të hamë bukën e tjetrit... Mua nuk më dhanë kemp, kurse burrit i kanë dhënë 100 mijë lekë. Ilaçe ai, ilaçe unë! Unë nuk kam ku të shkoj, vetëm kur të shembet godina të më zërë dhe mua. Ta nxjerrësh invalidin është kollaj, por për ta ndihmuar qenka zor!”/ar.sh/SYRI.NET

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...