Vrasja e 50-vjeçares në Mallakastër, 3 autorët pranojnë krimin. Familja e 16-vjeçarit braktis banesën

E mërkurë, 08 Janar 2020 11:10

Tre personat e arrestuar për vrasjen e 50-vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës kanë pranuar krimin.

Para policisë ata kanë shfaqur pendesë, ndërsa nipi 16-vjeçar ka pranuar edhe që e kanë hedhur trupin në rezervuar, shkruan OraNews.

Për ngjarjen kanë folur edhe fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë thënë se nipi i tyre ishte njeri problematik.

"Gruaja jetonte e vetme, burri dhe fëmijët ishin në emigracion në Greqi. Nipi i tyre ka qenë problematik, babain e ka në burg për drogë", u shprehën fqinjët për mediat.

Fqinjët thonë se tre autorët duhet të marrin dënimin më të rëndë për krimin që kanë kryer. 

***

Kjo është banesa e 16-vjeçarit Luis Saliaj, që në bashkëpunim me shokët e tij vrau nusen e kushëririt të babait, pasi shkoi në banesën e saj për ta vjedhur. Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi ka udhëtuar drejt Gjerbës të Mallakastrës, vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa e vrarë mbeti Drita Saliaj. Gazetari pohon se që prej ditës së djeshme, nëna e autorit të krimit, është larguar nga banesa, ndërsa burri i saj ndodhet në burg.

Në pamjet e publikuara nga ‘BW’ shihet se këtë banesë, shumë pranë asaj të viktimës, nuk lëviz askush, ndërsa dera është e mbyllur. Siç deklaruan edhe më herët familjarët e dy familjeve, mes tyre ka pasur mosmarrëveshje.

Aktualisht Luis Saliaj, Sindi Shehaj si dhe Ervis Zotaj ndodhen pas hekurave, pasi akuzohen se torturuan dhe më pas lidhën dhe e hodhën në rezervuan 50-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

NGJARJA
Mësohet se ngjarja, e cila ndodhi më 5 janar, e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. Kanë qenë familjarët e saj të ciët dy ditë më vonë sinjalizuan policinë, ndërsa më pas u zbulua edhe ngjarja e rëndë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...