Të shtënat me armë kanë tronditur fshatin Grudë në Shkodër mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se plumbat janë shtënë në drejtim të shtëpisë së Gjergj Mhillajt, nga dy persona, që janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.
Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz.
Shkoder/Informacion Paraprak
Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.