Pjesë e grupit të trafikut të drogës drejt Holandës, kush është bashkëshorti i viktimës në Paskuqan

Premte, 10 Janar 2020 09:39

Elton Çapoku, i dënuar për trafik droge drejt Holandës është bashkëshorti i Enkeleda Çapokut e cila u vra pikërisht nga vëllai i tij.

Ai është arrestuar dhe dënuar për trafik droge si pjesë e një bandeje kriminale ku pjestarë kishte edhe Arben Allën, Adrian Cingun, Leonidha Gjonin, Fracesko Biçakun dhe Sajmir Buzin.

Çapoku bashkë me Allën dhe Cingin tentuan me kamion të trafikonin drejt Holandës 186 kg kanabis me një kamionçinë.

Më datë 28.08.2012 rreth mesnatës, Adrian Cingu i është afruar pikës së kalimit kufitar “Porti Durrës” me qëllim hipjen në tragetin e linjës Durrës-Bari, së bashku me automjetin që drejtonte tip “Mercedes Benz” i llojit “kamionçinë”, me targa AA xxx EP. Pikërisht në zonën e kontrollit antidrogë të policisë në këtë pikë kalimi kufitar, automjeti që drejtonte i pandehuri Adrian Cingu i është nënshtruar kontrollit policor. Nga kontrolli në kamionçinë, pas kabinës u zbulua vendi i fshehtë i sajuar dhe brenda tij u gjend e fshehur një sasi prej 35 thasësh të mbushur me lëndë bimore, që rezultoi se ishte lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa” me peshë totale prej 186 kg e 750 gramë.

Adrian Cingu luante rolin e shoferit kurse dy përgjegjësit ishin Elton Çapoku dhe Arben Alla. Elton Çapoku kishte blerë kamionçinën dhe u arrestua dy vite pasi ishte shpallur në kërkim, më 2014 në Tepelenë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...