Video/Mjerim migjenian, babai: Më dhemb shpirti kur fëmijët flenë me barkun bosh

Premte, 10 Janar 2020 19:55

“Shqipëria pa filtra” në emisionin BOOM këtë të premte ka sjellë historinë dhimbshme të familjes Prendi në Bushat të Shkodrës. Ishte viti 2010 kur shtëpia e kësaj familje u dogj dhe nënte pjesëtaret e familjes ngelen në mes te katër rrugëve. Kryefamiljari Mark Prendi në pamundësi për të rindërtuar shtëpinë u detyrua që së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten të jetonte në shtëpitë e braktisura te fshatit. Kanë kaluar 10 vite dhe varfëria është bëre pjesë e pandashme e kësaj familje. Fëmijëve u mungojnë gjerat më elementare veshja dhe ushqimi.

Mark Prendi: Këto janë kushtet, paguaj 1400 lekë për ti çuar në shkollë. Para vitit të ri disa ditë nuk shkuan në shkollë.

 

Vajza e Mark Prendit: Jam në klasën e 9-të, me nota 9-10. Ngënjëherë mungoj se nuk kam lekë me çfarë të shkoj.

Sikur te mos mjaftonte ky fakt Mark Prendi duhet të kujdeset edhe për nënën e tij të moshuar e cila prej vitesh dergjet në shtrat e paralizuar.

Mark Prendi: Kjo nuk mund të hajë, çfarë i japim ne. Nuk merr as mjekim, sepse nuk kam mundësi me çfarë tja marr.

Unë dua të rindërtohet shtëpia, të fut fëmijët se i kam jashtë.

Vargjet e Migjenit të shkruara vite më parë janë aktuale edhe sot.

Gruaja e Mark Prendit: Kam 6 fëmijë, njërin e kam të sëmurë me vrimë në zemër. Nuk kemi asnjë kusht. Fëmijëve i jap bukë me ujë e kripë.

Emisioni BOOM i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndihmojnë këtë familje, të rindërtojnë shtëpinë e djegur.

Kontributi i gjithsecilit prej jush mund të ndryshoje jetën e 6 fëmijëve të familjes Prendi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...