Korrupsion me ndërtimet/ Policë e zyrtarë, dalin para gjykatës 17 të arrestuarit në Durrës

Diel, 12 Janar 2020 15:17

Ditën e sotme pritet të jepet nga Gjykata e Durrësit masa e sigurisë për 17 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Abuzuesit ku zyrtaret merrnin deri ne 7 mije euro”. Të arrestuarit janë dërguar në gjykata nën masa të rrepta sigurie dhe në orët në vijim pritet të mësohet nëse të gjithë të arrestuarit do të lihen në burg apo do t’u jepet një masë më e lehtë.


Tre ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestoi një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi disa mujor, me metoda speciale, ku u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim’.
Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.
EMRAT
1. Besnik Domi, Shef i Rendit në Shijak
2. Sami Xhafa, Shefi i Stacionit të Policisë në Manzë
3. Ermal Petova, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë
4. Nikollë Marku, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë
5. Agim Osmani, specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
6. Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim) në Komisariatin e Policisë Durrës

 

7. Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariatit Shijak
8. Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manzë
9. Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
10. Gjergji Gerco, Sekretar i Njësisë Administrative, Sukth.
11. Jul Kacadej, Specialist në IMT, Shijak
12. Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
13. Adem Lika, Ndërtues.

14. Dritan Koçi
15. Paulin Meta
16. Alben Dika
17. Qerim Doka
18. Gjon Zefi

Nga hetimi i nisur muaj më parë për zyrtarët që lejonin ndërtime pa leje në rrethinat e Durrësit, u zbulua një skandal edhe më të madh, në të cilin është e përfshirë policia e qytetit bregdetar. Në dosjen e prokurorisë thuhet se policët e arrestuar, tri ditë më parë, jo vetëm lejuan të ndërtohej pa leje, por fshehën përdhunimin e një gruaje, si dhe vjedhjen e disa banesave. Në materialin voluminoz të akuzës, që gazetarja Klodiana Lala ka siguruar renditen rastet kur zyrtarët e shtetit, në shpërdorim të detyrës, lejonin ndërtime pa leje në zona të ndryshme.

Rastet denoncoheshin në portalin komisariati digjital, por policët hiqeshin sikur bënin verifikimet në terren dhe nuk raportonin të dhëna. Ishin përgjimet e autorizuara nga prokurori Afrim Shehu, që nxorën në dritë fakte komprometuese. Nga përgjimet rezultoi, se zyrtarët e policisë kishin dijeni për çfarë ndodhte në zonë, por informonin qytetarët që ndërtonin pa leje dhe i porosisnin të largonin mjetet e punës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...