Pas vrasjes makabre të Drita Saliajt, nipi i burrit të saj shkoi në kafe. Zbardhet dëshmia e plotë: Në darkë, i tregova mamasë që…

Hënë, 13 Janar 2020 19:19

Ngjarja makabre mbrëmjen e 5 tetorit në fshatin Gjerbas të Mallakastrës ku humbi jetën Dritan Saliaj, është në kufijtë e surreales.

drita-saliaj_0

 

Një prej tre autorëve të ngjarjes së rëndë është nipi i burrit të viktimës, Luis Saliaj, i cili edhe pse vetëm 16 vjeç, merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Në dosjen e plotë të Prokurorisë për ngjarjen e rëndë të siguruar nga “Panorama”, është zbardhur edhe dëshmia e 16 vjeçarit, i cili ishte kthyer nga Greqia më datë 23 dhjetor të vitit që lamë dhe tri ditë më vonë është takuar me autorin tjetër të përfshirë në ngjarje, Sindi Shehaj, me të cilin kishte njohje të vjetër.

Më 4 janar, ai është takuar në Ballsh me Ervis Zotajn, 26 vjeç, bashkëfshatar. Mbrëmjen e asaj dite, kanë lënë takim edhe me Sindi Shehaj, me të cilin kanë kryer një telefonatë.

Në bisedë e sipër i kanë thënë se do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Sqaron se kjo e fundit ka qe nusja e xhaxhait te tij, shtetasit Hair Saliaj.

Rreth orës 00:30, të datës 05.01.2020, janë afruar tek shtëpia e Dritës, ku vetë ka qëndruar rreth 20 m larg. Pas kësaj, Ervisi e Sindi pasi kanë hyre në oborr, kanë trokitur tek dera, duke thënë se ishte “Visi”.

Pas kësaj Drita ka hapur derën e ata janë futur brenda, ku kane qëndruar rreth 30 minuta. Më pas kanë parë qe Ervisi e Sindi e kane nxjerre Driten te lidhur me duart mbrapa, po kështu edhe këmbët të lidhura dhe e kane futur në makinën e Sindit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjithashtu, 16 vjeçari thotë se Sindi Shehaj ishte drejtuesi i makinës që transportonte gruan drejt rezervuarit.

Në dosje thuhet se nipi i burri të viktimës ishte larguar vetëm në drejtim të Povlës, e pas një ore është takuar me dy autorët e tjerë të ngjarjes, të “cilët e kanë gjetur rrugës dhe e kanë çuar tek “24 Orëshi” (lokal), Poçem”.

Pas kësaj, Ervisi e Sindi jane larguar ne drejtim rrugës së Hekalit.

“Ka qëndruar në kafe, e rreth orës 05:30, aty ka shkuar Sindi, i cili e ka çuar ne Rroms, tek shtëpia e gjyshit te tij. Në mbrëmjet e datës 06.01.2020, i ka treguar nenës se tij, Mimoza, atë që kishte ndodhur me Dritën, e pas kësaj kanë shkuar në Komisariat”, sqaron më tej Prokuroria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...