Eurokomisioneri për Zgjerimin fillon takimet në Shkup dhe në Tiranë

E mërkurë, 15 Janar 2020 13:03

Dy muaj para vendimit për negociatat, Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi do të zhvillojë takime zyrtare sot dhe nesër, në Shkup dhe Tiranë.

Zyrtari i lartë evropian shkon për herë të parë në Shkup ku do të përcjell porositë e fundit për politikën para Samitit të Këshillit Evropian, në të cilin vendet anëtarë do të vendosin nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë apo jo dritën jeshile për hapjen e negociatave, përcjell INA.

Varhelyi do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin teknik Oliver Spasovski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Në axhendën e tij janë parashikuar takimet me kreun e LSDM, Zoran Zaev dhe kreun e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Nuk ka njoftime për takime me liderët e partive shqiptare. Varhelyi vjen në Shkup dhe Tiranë pas takimeve me kryeministrin francez dhe ministrin e Jashtëm holandez. Ai pritet që Shkupit dhe Tiranës tia përcjellë rezervat dhe kërkesat që kanë këto dy vende skeptike ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Vizita në Tiranë do të realizohet pas takimeve të eurokomisionerit me përfaqësuesit politikë në Maqedoninë e Veriut. Në fund të marsit, në mbledhjen e Këshillit Evropian pritet të merret vendimi nga shtetet anëtare të unionit në lidhje me negociatat për Tiranën dhe Shkupin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...