Për një fjalë goje, sherr masiv me thika e shkopinj i 15 shqiptarëve

E mërkurë, 15 Janar 2020 13:46

Me pistoletë, por edhe me thika e shkopinj. Shtatë persona, të gjithë të rinj shqiptarë në Pesaro hynë  gjatë natës në një qendër komuniteti të miturish ku sulmuan një 16-vjeçar, edhe ai shqiptar, pasi i kishte kthyer fjalën dikujt nga banda.

Sherri ishte i dhunshëm, me pjesëmarrjen e rreth 15 personave, dhe u shua vetëm me mbërritjen e karabinierëve. 16-vjeçari që ishte objektiv i sulmit u plagos me thikë, por pësoi vetëm gërvishtje dhe do t’ia hedhë me pak ditë mjekim.

Një tjetër u shtrua në spital për shkak të goditjeve të marra, ndërkohë që në urgjencë përfunduan edhe tre nga agresorët, të goditur nga personat që sulmuan. Këta të tre u përpoqën të largoheshin pasi panë karabinierët, por u bllokuan dhe u identifikuan. Dy djemtë e plagosur nuk patën vështirësi t’i dallonin midis atyre që hynë natën në qendër.

Dhuna e sulmit nuk lë vend për dyshime, thika dhe pistoleta bënë që punonjësit e qendrës të thërrisnin menjëherë karabinierët dhe urgjencën dhe dyshimet e tyre rezultuan me bazë. Sherri i madh që plasi u bë edhe më dramatik për punonjësit ngaqë ulërimat e pjesëmarrësve ishin në shqip, një gjuhë e huaj për ta.

Pati reagim të dhunshëm edhe nga ana e të miturve të qendrës, të cilët u armatosën me çfarë të mundeshin. Pas identifikimit të bërë, karabinierët shkuan në banesat e agresorëve ku ushtruan kontrolle. Atje gjetën edhe një pistoletë lodër që me sa duket ishte ajo e përdorur gjatë sulmit për të trembur kundërshtarët, si dhe thika e shkopinj. Për të gjithë anëtarët e bandës kishte pasur më parë sinjalizime si persona që duheshin mbajtur nën vëzhgim, pasi ishin të dhunshëm.

Si shkak i sherrit nuk ka pasur ndonjë motiv në lidhje me drogën, por thjesht një kundërvënie verbale e 16-vjeçarit karshi një moshatari në qendër të Montecchios.

Fillimisht vetëm sharje në rrugë, por me idenë për të vendosur drejtësi sapo u mësua vendbanimi i të miturit, në qendrën e komunitetit ku banojnë të rinj nga 9 në 18 vjeç, pa përkrahje apo të braktisur nga prindërit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...