21-vjetori i Masakrës së Reçakut/ Këshilli i Ambasadorëve: Kërkimi i faljes publike i shërben paqes në rajon

E mërkurë, 15 Janar 2020 17:36

Me rastin e 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Këshilli I Ambasadorëve Shqiptarë, përmes një deklarate, shprehet se, ngjarja e rëndë e 15 janarit 1999, është momenti i reflektimit edhe për ata politikanë serbë që historinë e së djeshmes së afërt akoma vazhdojnë ta lexojnë me syzet e errëta të nacionalizmit radikal ,duke mos kontribuar në krijimin e një klime paqësore e stabiliteti , që vjen edhe nga pendesa e pranimi i së vërtetës.

Sipas KASH, "është trishtim që këtij grupimi i bashkohet edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç duke mohuar një krim lufte të pranuar botërisht e të dokumentuar me fakte".

 

Deklarata e plotë:

 
 

Duke vështruar 21 vjet me parë kur mbarë bota u trondit nga një raport i lëshuar nga Misioni i OSBE – së në Kosovë nëpërmjet të cilit Ambasadori amerikan William Walker njoftonte për atë që mori emrin “Masakra e Reçakut”, e cila konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda jo vetëm të historisë së Kosovës, por një ngjarje me përmasa rrënqethëse për të gjithë njerëzimin.

 

Ajo ngjarje me gjithë tragjizmin e saj është një thirrje që në Kosovën e re të gjithë qytetarët pavarësisht besimeve dhe etnive, te jetojnë ne paqe , si rruga më e drejtë për të kontribuar në mirëkuptim e besuar në një të ardhme që sjell prosperitet e zhvillim.

Ajo është njëkohësisht edhe një thirrje, jo për të kthyer kokën pas, por për të mos harruar të vërtetat e hidhura që e kaluara e afërt ju ka rezervuar me qëllimin që të mos përsëriten kurrë, por edhe të pranohen si një realitet që historia ia ngarkon atyre që e kryen atë krim makabër.

Në këtë përvjetor të 21-të të asaj që ka ndodhur me 15 janar të 1999, është momenti i reflektimit edhe për ata politikanë serbë që historinë e së djeshmes së afërt akoma vazhdojnë ta lexojnë me syzet e errëta të nacionalizmit radikal ,duke mos kontribuar në krijimin e një klime paqësore e stabiliteti , që vjen edhe nga pendesa e pranimi i së vërtetës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konstaton me trishtim që këtij grupimi i bashkohet edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç duke mohuar një krim lufte të pranuar botërisht e të dokumentuar me fakte.

Masakra e Reçakut ishte një nga ngjarjet që shënoi kthesen e madhe në qëndrimin e diplomacisë ndërkombëtare për atë që po ndodhte në Kosovë, duke i hapur udhë ndërhyrjes ndërkombëtare.

Për shpëtimin e Kosovës luftonte me heroizëm UÇK-ja, kontribuontë i gjithë faktori shqiptar brënda dhe jashtë kufirit, bombardonin avionët e NATO-s për paralizimin e fuqisë ushtarake të Beogradit, vepronte intensivisht diplomacia botërorë.

Në këtë ditë simbolike të Masakrës së Reçakut që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe atë të opinionit botëror për çka po ndodhte në Kosovë, Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë shpreh ndjenjat e respektitit më të thellë për ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetbërjen e Kosovës, por edhe gjen rastin të kërkojë nga të gjithë të vlerësojnë me realizëm ngjarjet e asaj periudhe, të kërkohet falje publike pasi ajo i kontribuon së vertetës, por edhe paqes e stabilitetit në rajon.

Duke njohur të vertetën janë me të mundshme rrugët për të ecur sëbashku për të ndërtuar të ardhmen përmes paqes e drejtësisë, në shërbim të mireqënies për brezat e ardhshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...