EMRI/ Gjykata liron të dënuarin për atentat me snajper

E Enjte, 16 Janar 2020 15:19

Gjykata e Apelit e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu, Ergys Kolaverin.

Ky i fundit ishte dënuar me 20 vite burg për një atentat në burgun e Vaqarrit.

Në nëntor të vitit 2017, Gjykata për Krimet e Rënda do të dënonte me 20 vjet burg Ergys Kolavarin. Por tani pas 3 vitesh, Apeli ka vendosur që të lirojë Kolaverin.

Ai akuzohej si personi që qëlloi me një armë snajper drejt një të paraburgosuri në ambientin e ajrimit të burgut të Vaqarrit në 30 qershor 2016.

Kolaveri u fajësua për ‘vrasje për gjakmarrje’, të mbetur në tentativë, ‘plagosje të rëndë me dashje’ dhe ‘mbajtje pa leje të armëve luftarake’. Plumbi i shtënë drejt burgut të Vaqarrit plagosi në këmbë të paraburgosurin Lili Dule.

Sipas prokurorisë, shenjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i dyshuar për vrasjen e vëllait të të pandehurit dhe plagosjen e tjetrit. Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Kolaveri ka pretenduar pafajësi duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...