‘Çanë’ detin me mbi 4 ton hashash/ Jepet dënimi për dy shqiptaret

Saturday, 18 Janar 2020 11:46

Për ta, udhëtimi mbaroi në burgun e Leçes në Italinë fqinje… Pikërisht pas hekurave përfunduar dy shqiptarët e arrestuar nga “Guardia di Finanza” natën e 25 Prillit 2019, pas një ndjekje në ujërat e Santa Maria di Leuca.

Gomonia, rreth dhjetë metra e gjatë e pajisur me dy motorë të fuqishëm, e nisur nga Ballkani, mbante gati një e gjysmë ton marijuanë (për të qenë të saktë, 455 kilogramë) shpërndarë në 71 paketimet, nga e cila mund të përgatiteshin më shumë se tre milion e 300 doza që do të kishin gjeneruar rreth 15 milion euro.

Për këtë çështje, shqiptarët Marjus Meta, 38 vjeç nga Vlora dhe Albert Zekolli, 36 vjeç nga Korça, u dënuan nga Gjykata e Leçes, raportojnë mediat italiane. Secili me katër vjet e dy muaj burg, plus një gjobë prej 18 mijë eurosh, në një proces që u zhvillua me gjykim të shkurtuar, para gjyqtarit Giovanni Gallo. Pak më të larta, dënimet e kërkuara nga prokurori publik Paola Guglielmi: pesë vjet dhe 18 mijë euro gjobë për secilin. Të pandehurit mbroheshin nga avokatët Francesca Conte, Denise Berio dhe Alessandro Costantini Dal Sant.

Në raportimet e më mëparshme, mediat italiane kanë zbardhur detaje rreth aksionit që çoi në pranga dy skafistët shqiptarët dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.

Natën e 25 Prillit, njësitë detare të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Barit, pranë Santa Maria di Leuca, identifikuan një gomone të fuqishme, në dukje me ngarkesë, e cila, nga ujërat ndërkombëtare, po drejtohej me shpejtësi drejt brigjeve italiane. Duke injoruar thirrjen për ndalim nga autoritet italiane, gomonia tentoi të largohej, ndërkohë që skafistët hodhën në det një pjesë të ngarkesës. Pas një ndjekje, autoritet italiane ndaluan gomonen dhe vunë në ranga për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dy skafistët shqiptarë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...