Vidhnin gjatë natës, arrestohen dy adoleshentë, dy të tjerë shpallen në kërkim

Saturday, 18 Janar 2020 13:07

Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në kryeqytet.

Uniformat blu të Tiranës bëjnë me dije se adoleshentët kryenin vjedhje gjatë natës nëpër dyqane, ndërsa janë dokumentuar edhe rastet kriminale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kryen një sërë vjedhjesh gjatë natës, kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dy adoleshentë, ndërsa 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapen dhe ndalohen edhe 2 persona në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;

– K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:

-F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;

– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave  të shpallur në këkrim, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap shtetasi në kërkim K. B., alias S. B., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua për veprime të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Si dhe shtetasi B. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky person ka qenë i shpallur në kërkim për llogari të seksionit të Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor, pasi me shkresën nr. 295, datë 15.01.2020  Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur deklarimin  fajtor të të pandehurit B. L., për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” .

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konkursi poezisë/Dea Kodra:"Detaje në Natyrë"

Kulturë

Konkursi poezisë/Dea Kodra:"Detaje në Natyrë"

Pershendetje!Quhem Dea Kodra,nxenese ne gjimnazin "Petro Nini Luarasi".Mu duk interesante teza e konkursit tuaj dhe ajo merr nje peshe dhe permase tjeter ne keto kohe te veshtira qe po kalon...

Luan Baci publikon videon nga protesta te Albpetrol: Punonjësit kërkojnë pagat që u takojnë me ligj

Politikë

Luan Baci publikon videon nga protesta te Albpetrol: Punonjësit kërkojnë pagat që u takojnë me ligj

  Përmes një video të publikuar në facebook, ish deputeti i PD-së, Luan Baçi shkruan se ndodhet pranë protestuesvë të Albpetrol. Baci thotë se ata po kërkojnë pagat që u takojnë...

U mbyll nga pandemia e COVID-19, hapet pas më shumë se 130 ditësh “La Scala” në Milano

Lifestyle

U mbyll nga pandemia e COVID-19, hapet pas më shumë se 130 ditësh “La Scala” në Milano

Pas më shumë se 130 ditësh mbyllje, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shefi i ‘La Scala-s”, Dominique Meyer, rihapi dyert e teatrit milanez dhe mirëpriti spektatorët.“Hera e fundit që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!