Skandal në Elbasan/ Gjenden 9 armë pa leje në zyrën e shefit të rendit

Saturday, 18 Janar 2020 17:02

Një ngjarje skandaloze është konsumuar në Elbasan, ku mësohet se në zyrën e shefit të rendit të këtij qytetit, janë gjendur 9 armë të tipit pistoletë të paregjistruara.

Armëve mësohet se nuk është bërë asnjë ekspertizë dhe qëndronin aty prej mëse dy vitesh.

Ndërkohë që po kështu nuk dihet ku janë sekuestruar dhe ku janë përdorur.

Sipas News 24, armët ishin automatike, model 56, dhe megjithëse “flinin” në zyrën e shefit të rendit prej kohësh nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale apo jo.

Për këto armë “jetime” ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe është çelur një hetim I cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...