Atentati në Vlorë/ Autorët djegin automjetin së bashku me kallashnikovin në bagazh

Diel, 19 Janar 2020 09:09

Autorët e plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e sotme në Vlorë kanë djegur automjetin tip “Benz” me të cilin u larguan nga vendngjarja. Automjeti është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Vlorës, në aksin e vjetër që lidh qytetin bregdetar me Fierin.

Arma “Kallashnikov” që dyshohet se është përdorur për plagosjen u gjet brenda bagazhit të makinës. Automjeti është djegur plotësisht dhe është shumë e vështirë për të gjetur gjurmë në të.

Makina tip “Benz” ka pësuar dëmtime të shumta dhe është gjetur e djegur në një rrugë të fshehtë, top labirinthi, dhe që është shumë e vështirë për t’u futur.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar shpërthimin e makinës.

Burime bëjnë me dije se autorët janë detyruar të përfundojnë aty, për shkak se janë ndjekur nga policia, pasi plani i tyre dyshohet se ka qenë ndryshe.

Mbrëmjen e sotme në lagjen “Kushtrimi” Vlorë mbetën të plagosur Nikollaq Çepaj (Taullaraj) dhe Roland Çepaj.

Objektivi i këtij atentati dyshohet se ka qenë Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

36-vjeçari ishte ulur në një kafe së bashku me kunatin e tij, ndërsa autori e kishte monitoruar duke e ndjekur me kujdes dhe në momentin që ra errësira, ka kaluar përpara lokalit duke ulur xhamin dhe më pas lëshoi breshërinë e kallashnikovit drejt tavolinës.

Ai kishte vetëm tre ditë që kishte lënë qelinë e burgut pasi ishte dënuar për një plagosje të ndodhur në vitin 2018-të.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin dhe vijon kërkimet për kapjen e autorëve të plagosjes, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...